
Vullnetarizmi është themeli mbi të cilin është ndërtuar Kryqi i Kuq Shqiptar. Që nga krijimi i tij, organizata ka mbështetur misionin humanitar te forca, përkushtimi dhe solidariteti i vullnetarëve. Ata janë zemra e shoqatës. Pa ta, ndihma nuk do të arrinte në kohë dhe te njerëzit që kanë më shumë nevojë. Me rastin e Ditës …lexo me shume »

Çdo ditë, në pikat kufitare të Shqipërisë, Kryqi i Kuq Shqiptar është i pranishëm në mbështetje të njerëzve që kërkojnë siguri. Në bashkëpunim të ngushtë me UNHCR dhe autoritetet lokale, nga Policia Kufitare dhe e Migracionit deri te institucionet bashkiake, ekipet tona punojnë për të siguruar që çdo person i ardhur të trajtohet me dinjitet, …lexo me shume »

Në datat 5–7 nëntor 2025, Kryqi i Kuq Shqiptar pati kënaqësinë të mikpriste një delegacion të nivelit të lartë të Kryqit të Kuq Austriak, të kryesuar nga Presidenti Prof. Dr. Gerald Schöpfer. Kjo vizitë përfaqëson një tjetër moment të rëndësishëm në marrëdhëniet e konsoliduara ndërmjet dy shoqatave dhe dëshmon forcën e një partneriteti afatgjatë, të …lexo me shume »

Më 27 nëntor, në ambientet e Kryqit të Kuq Shqiptar, Presidenti i shoqatës, z. Ylli Alushi, mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Kryqi i Kuq Italian, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dypalësh dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet dy shoqatave kombëtare. Delegacioni i Kryqit të Kuq Italian u kryesua nga Presidenti, z. Rosario …lexo me shume »

Ndihma e parë është një nga shërbimet themelore të Kryqit të Kuq Shqiptar. Ajo shpëton jetë, ul pasojat e emergjencave dhe rrit sigurinë në komunitet. Cilësia e këtij shërbimi varet drejtpërdrejt nga përgatitja dhe profesionalizmi i instruktorëve që trajnojnë vullnetarët dhe qytetarët. Në këtë kuadër, Kryqi i Kuq Shqiptar përfundoi me sukses testimin kombëtar të …lexo me shume »

Gjatë javëve të fundit, disa zona të vendit janë përfshirë nga zjarre masive, të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa, bujqësi dhe blegtori. Përballë kësaj situate emergjente, Kryqi i Kuq Shqiptar ka ndërmarrë menjëherë masa konkrete për të ndihmuar familjet e prekura. Aktivitetet e zhvilluara deri më tani në terren nga Programi për …lexo me shume »





















